Please enter at least 3 characters.

Kultivonte "Kanabis Sativa" në shtëpi, arrestohet i mituri nga Skenderaj

2017/01/thase-me-kanabis-13-ton-operacioni-depertimi-policia-bota.jpg

Një person i mitur është arrestuar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i janë gjetur 19 bimë të mbjella, e të dyshuara narkotike të llojit “Kanabis Sativa”.

Rasti ka ndodhur në fshatin Polac të komunës së Skenderajt.  Pas marrjes së mostrave bimët e dyshuara narkotike janë shkatërruar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/