Please enter at least 3 characters.

Kryetari Ivanov nuk do ta takojë eurokomisionerin Johannes Hahn

2017/02/Ivanov-Hahn-10-shkurt-2017.jpg

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov bën të ditur se nuk do të realizohet takimi Ivanov - Hahn, i paraparë të ndodhë ditën e sotme.

Kabineti bën të ditur se Ivanovi do të kthehet vonë nga vizita e tij në Hungari. Njoftimin për mosrealizimin e takimit e ka marrë edhe ambasadori Zhbogar, që të premten e kaluar.

Gjithashtu, Kabineti bën të ditur se kohën e caktuar për takim me Johannes Hahn-in, kryetari Ivanov e lë në dispozicion të shoqatës ''Për Maqedoni të përbashkët'' që ka kërkuar takim me eurokomisionerin Hahn./Telegrafi/