Please enter at least 3 characters.

Kryetari i Sigal Prishtinës i përvjel mëngët, rregullon palestrën (Foto)

2016/01/ja-ccedil-far-euml-kryetari-t-euml-madh-ka-sigal-prishtina-foto_hd.jpg

Blerand Stavileci edhe kësaj radhe tregoi dashurinë e madhe që ka për klubin Bardhekaltër dhe se nuk e kursen vetën asnjëherë kur punohet për të mirën e klubit.

Sot në orët e pasdites ai është parë në ambientet e palestrës së Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke iu ndihmuar kolegëve të tij, ndër ta edhe Florian Miftarit, për t’i brenduar zyret e klubit.

Stavileci prej se është vënë në krye të klubit, e ka bërë atë më të fortë se kurrë më parë duke fituar tituj të njëpasnjëshëm, teksa suksesi i tij u kurorëzua vitin e kaluar me organizimin e Final Four të Ligës Ballkanike në Prishtinë.

Jo më kot, edhe Plisat e duan aq shumë, saqë vitin e kaluar ia uruan ditëlindjen në mënyrë madhështore. /Telegrafi/