Please enter at least 3 characters.

Kryetari Haliti kërkon intervenim të menjëhershëm për furnizim stabil me energji elektrike

Pas shqetësimeve të shumta nga qytetarët mbi furnizimin jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë, kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka reaguar sot duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe kthimin e furnizimit normal.

Në reagimin e tij, kryetari Haliti thekson se ndaljet e shpeshta të energjisë dhe furnizimi i paqëndrueshëm po vështirësojnë jetën e qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve.

Ai ka shprehur shqetësimin për rrezikun ndaj pajisjeve elektrike dhe vështirësitë në ngrohje gjatë dimrit, sidomos për bashkatdhetarët që vizitojnë vendlindjen për pushime.

Haliti ka bërë thirrje të hapur ndaj kompanisë KEDS që të ndërhyjë sa më parë dhe të sigurojë furnizim të qëndrueshëm, duke kërkuar që të gjithë mekanizmat relevant të bashkëpunojnë për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla, sidomos gjatë fluksit të mërgimtarëve që vizitojnë Vitin gjatë festave. /Telegrafi/