Please enter at least 3 characters.

Kryeqyteti i Somalisë goditet nga një eksplodim i madh

2018/09/6672E7DD-C0E8-4E2F-BFF8-A68213B8FCAF_w1023_r1_s.jpg

Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar qeverinë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke shkaktuar shembjen e një shkolle, raportuan autoritetet.

Vetura që eksplodoi në zonë, la të vdekur tre ushtarë dhe 14 persona të tjerë të plagosur, duke përfshirë 6 fëmijë.

Sulmi po ashtu shkaktoi dëme në shtëpitë në afërsi dhe në një xhami. Grupi militant al-Shabab, mori përgjegjësinë për sulmin.

Somalia është përballur me jostabilitet dhe dhunë që nga viti 1991. /rel/