Please enter at least 3 characters.

Kryeministri i Bullgarisë do të gjobitet për shkeljen e rregullave ndaj pandemisë së coronavirusit

2020/06/37340837096_34b9eb7102_k.jpg

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, do të gjobitet me 153 euro, pasi nuk vendosi maskë gjatë një vizite në një kishë të martën, tha ministria e shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev, urdhëroi qytetarët t’i bartin maskat në të gjitha ambientet e mbyllura.

“Të gjithë njerëzit që ishin pa maska mbrojtëse në kishë do të gjobiten”, tha ministria e shëndetësisë për Reuters.

Ministria gjithashtu potencoi se në mesin e tyre është edhe Kryeministri bullgar, Borissov, përfshirë edhe gazetarët që nuk i kishin vendosur maskat. /Telegrafi/