KRU "Gjakova" njofton për ndërprerje të ujit në disa zona
04/09/2026
KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot, më 4 shtator 2026, do të ketë ndërprerje ose reduktim të furnizimit me ujë në disa zona, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në disa stacione të pompave.
Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 12:00 ndërprerje pritet të ketë në Hereq dhe Novosellë.
Ndërsa nga ora 09:00 deri në 15:00, furnizimi mund të ndërpritet ose reduktohet në Damjan, Muhader dhe Ujz.
KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë. /Telegrafi/


