Please enter at least 3 characters.

KRRE: Deri më 2 maj zgjatet afati për furnizim me ngrohje në Maqedoni

2019/03/parno.png

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të vazhdojë afati për furnizim me ngrohje deri me 2 maj.

"Duke u nisur nga qëllimet kryesore të Ligjit të Energjetikës për mundësimin e furnizimit cilësor me energji të konsumatorëve dhe për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve të energjisë, i ka detyruar EMV Furnizimin, EMV Energetika dhe Enerxhi Ekolink (e mëparshmja Ngrohtorja Shkup Veri) që të vazhdojnë mefurnizimin me ngrohje edhe gjatë dy ditëve në vijim, më 1 dhe 2 maj, edhe pse sezoni i ngrohjes mbaron më 30 prill.

Vendimi vijon pas të dhënave të marra pesë ditore për temperaturën mesatare ditore të ajrit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, të cilat tregojnë se priten temperatura të ulëta të pazakonshme për këtë periudhë të vitit.

Qëllimi është arritja e standardeve të larta për plotësimin e shërbimit publik të furnizimit me energji termike për ngrohje", njoftojnë nga KRRE./Telegrafi/