Please enter at least 3 characters.

Kroos për largimin e Lopeteguit: Humbja më e madhe për lojtarët është kur trajneri duhet të largohet

2018/10/ToniKroosMarcelo.jpg
251:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 28: Isco, Toni Kroos and Sergio Ramos of Real Madrid look dejected during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on October 28, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Toni Kroos e konsideron Julen Lopeteguin si trajner të shkëlqyer, pas shkarkimit të tij nga Real Madridi.

Strategu spanjoll e zuri vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane në fillim të sezonit, mirëpo pesë humbje në shtatë ndeshje i kushtuan me punë.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Të hënën, Los Blancos e larguan trajnerin dhe në vend të tij e kanë angazhuar Santiago Solarin.

Ndeshja e fundit e Lopeteguit në krye të Realit ishte humbja prej 5-1 nga Barcelona në 'El Clasicon' e zhvilluar të dielën në Camp Nou.,

Kroos ka thënë se lojtarët e Madridit ndjehen përgjegjës për largimin e trajnerit.

"Humbja më e madhe për lojtarët është kur trajneri duhet të largohet", ka shkruar mesfushori gjerman në Instagram.

"Sidomos në rastin kur ai është një trajner i shkëlqyer dhe një njeri i shkëlqyer. Faleminderit Julen!", shkruan Kroos pranë fotografisë së përbashkët me tashmë ish-trajnerin e Realit.

Në ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se beson që Real Madridi do të jetë konkurrent për trofe këtë sezon edhe nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Santiago Solari. /Telegrafi/