Please enter at least 3 characters.

Kroos: Ndeshja ndaj BVB testi i mirë për ne

2016/09/ToniKroosRealMadridCFTrainingPressConferenceJNFMACH_Tbzx.jpg

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.

Gjermani ka thënë se ky takim do të jetë një test i mirë dhe se me Casemiron në fushë, stili i tij i lojë vazhdon të jetë i njëjtë.

"Është e vërtetë që Casemiro është një lojtar kyç i skuadrës sonë, por pjesëmarrësja e tij nuk e ndryshon shumë stilin tim të lojës”.

"Nuk do të thotë shumë për mua, të luaj pesë ose dhjetë metra para ose pas nuk ndryshon asgjë".

"Për ne është një test i mirë. Ne mund të shohim ku jemi dhe cfarë mund të bëjmë këtë sezon. Jemi në formë të mirë", ka thënë Kroos. /Telegrafi/