Please enter at least 3 characters.

Krimi i pasionit në Golem, prindërit e Jonidës: Vajza na e solli Sokratin në shtëpi

2016/08/jonida_canaku-620x377.jpg

Jonida Çanaku, 29 vjeç, u vra nga njeriu me të cilin kishte një lidhje dashurie, 65 vjeçarin Sokrat Shahini. Ky i fundit, pasi kreu krimin vendosi të vetëvritej me pistoletë.

Prindërit e Jonidës kanë folur lidhur me sa dinë mbi lidhjen e vajzës së tyre me 65­ vjeçarin.

Ata kanë rrëfyer se data 13 gusht ishte nata e fundit kur e panë, deri sa më vonë mësuan nga të afërm të tyre për gjëmën që i gjeti. Nëna e Jonidës tregon se vajza i kishte thënë se kishte gjetur një burrë, por jo në moshën e saj.

“Në fillim fliste në telefon me të, ne nuk dinim gjë. Pastaj na tha se kishte gjetur një burrë, jo në moshën e saj. Vajza na e solli Sokrat Shahinin në shtëpi”-­ tregon nëna.

Sipas saj, vajza i kishte treguar që ai kishte qenë i martuar, por jetonte i ndarë nga gruaja, ndonëse jo divorc zyrtar.

“Natën e parë nuk folëm asgjë, pasi iku i thashë, nuk është për ty, është shumë i madh, ai është më fëmijë të rritur, si ka mundësi që ti të përfundosh këtu, kjo para se të njihej me këtë u nda, ndenji vetëm 6 muaj. Pas ndarjes, më shumë se një vit pas ndarjes u lidh me Sokratin. Sokrati na tha që unë vajzën tua e dua, do ndaj gruan dhe e mbroj me jetë”, tha nëna në News 24. /Telegrafi/