Kreu marrëdhënie seksuale me një fëmijë, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj
01/06/2021
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare (fëmijë).
Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim gjinekologjik.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/


