Please enter at least 3 characters.

Krasniqi: Qendrat sportive në veri ishin të sponsorizuara nga krimi dhe Milan Radoiçiq

2023/08/Elbert-Krasniqi-konference-foto-Ridvan-Slivova-5-e1701790417163.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ministri në detyrë i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka thënë se qendra sportive e mbyllur një ditë më parë kanë qenë të sponsorizuara nga krimi, veçanërisht nga kryekrimineli Milan Radoiçiq.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se i njëjti jo vetëm që është në Listë të Zezë të Thesarit Amerikan, por është edhe autor i sulmit terrorist në Banjskë.

“Qendra e Sporteve në Mitrovicë të veriut ju kthye institucioneve legale të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komunës së Mitrovicës së veriut. Nga kontrollet e bëra prej autoriteteve të sigurisë shihet qartazi që këto qendra përveç që më së paku kanë qenë sportive, kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe veçanërisht bizneset e kryekriminelit Milan Radojçiq. I njëjti jo vetëm që është në Listë të Zezë të Thesarit Amerikan, por është edhe autor i sulmit terrorist në Banjskë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.