Please enter at least 3 characters.

Krasniqi: Kushtetuta meriton më shumë respekt

2018/04/Jakup-Krasniqi-foto-ridvan-slivova-03-2-e1485439578990-780x439.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka shkruar se dhjetëvjetori i Kushtetutës së Kosovës, është një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Kosovës, që meriton respekt.

Postimi i Krasniqit në Facebook:"Dhjetë vitet e Kushtetutës së Kosovës.Një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ngjarje që meriton respekt, respekt për Kushtetutën, aktin juridik e politik më të lartin e shtetit.Ndoshta meriton ndryshim, por, sigurisht kërkon më shumë respekt, për të pasur e gjetur më shumë respekt në zbatueshmërinë e saj, në mbrojtje të saj.Sidomos nga ata që duhet të jenë gardianë të saj!", ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/