")
Please enter at least 3 characters.

Kovaçevski tregon emrat e qeverisë së re, sot i dorëzon në Kuvend

2021/12/Dimitar-Kovacevski-me-logo-2.jpg

Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së kryesisë së LSDM-së, ka konfirmuar emrat e funksionarëve të rinj të LSDM-së që do të jenë pjesë e qeverisë së re.

Spasovski sërish është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme, si dhe Fatmir Bytyqi për zv.kryeministër i Çështjeve Ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më poshtë i keni emrat e LSDM-së që janë propozuar për qeverinë e re:

Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit – Sllavica GërkovskaZëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir BytyqiZëvendëskryeministër për Çështje Evropiane – Bojan MariçiqMinistër i Punëve të Brendshme – Oliver SpasovskiMinistër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoja BoçvarskiMinistër për Punë dhe Politikë Sociale – Jovana TrençevskaMinistër i Mbrojtjes – Sllavjanka PetrovskaMinistër i Drejtësisë – Nikolla TupançevskiMinistër i Kulturës – Bisera Kostadinovska StojçevskaMinistër i Bujqësisë – Lupço Nikollovski.

Sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar.

Ndërsa seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri.

Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën./Telegrafi/