Please enter at least 3 characters.

Kostov: Spitali "8 shtatori" ka kapacitete te përballet me këtë tragjedi

2019/02/kostov.png

Pas aksidentit të sotëm në autostradën Shkup Tetovë, dhjetëra qytetarë mbetën të lënduar ndërsa sipas zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu numri i viktimave është tetë.

Drejtori i spitalit "8 shtatori", Hristijan Kostov tha se deri tani në këtë spital ka katër të vdekur dhe njëri është në gjendje kritike.

Drejtori Kostov tha se vazhdojnë të vijnë automjetet e ndihmës së shpejtë me udhëtarë të lënduar dhe se spitali ka kapacitet të menaxhojë me këtë situatë./Telegrafi/