Please enter at least 3 characters.

KosovaMed Healthcare nderohet me dy çmime ndërkombëtare për kontributin në shëndetësi

2024/10/461594859_960699372757531_6392263315303880939_n.jpg

KosovaMed Healthcare ka arritur një sukses të madh duke u nderuar me dy çmime prestigjioze ndërkombëtare për kontributin dhe profesionalizmin e saj në shërbim të komuniteteve në Kosovë.

Këto çmime u dorëzuan gjatë një ceremonie të veçantë, ku organizata u vlerësua për angazhimin e saj në përmirësimin e shëndetit publik.

Çmimi i parë, "Community Health Impact Award," u dha nga GSFEN Worldwide, një organizatë e njohur ndërkombëtarisht që promovon shëndetin dhe mirëqenien në komunitet.

Çmimi i dytë, "Excellence in Nursing Care Award," thekson përkushtimin e stafit të KosovaMed në ofrimin e kujdesit cilësor shëndetësor dhe profesionalizimit në punën e tyre.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u kryesua nga Ambasadori Dr. Rabit Sadiku, Asistent Special për Evropë i Presidentit të GSFEN. /Telegrafi/