Please enter at least 3 characters.

Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Katar, po përgatiten për ndeshjen ndaj Suedisë

2020/01/page-47.jpg

Kosova e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Suedisë.

Ndeshja do të zhvillohet më 12 janar në orën 17:45 (sipas orës lokale në Doha), ndërsa me orën tonë lokale i bie 15:45.

Përzgjedhësi Bernard Challandes në këtë grumbullim ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 nga elita e futbollit në Kosovë.

Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë sonte në orën 18:00.

Challandes ka përzgjedhur lojtarë që janë potencial që në të ardhmen të luajnë te Kosova, por ka edhe nga ata si Herolind Shala dhe Fidan Aliti që janë pjesë e ekipit t parë.

/Telegrafi/