Kosova U19 vazhdon shkëlqimin, triumfon edhe ndaj Shqipërisë
08/09/2025
Kombëtarja e Kosovës U19 ka vazhduar me fitore në turneun Triangolar të organizuar të organizuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Dardanët ndeshjen e dytë e kanë zhvilluar ndaj Shqipërisë U19, teksa kanë fituar me rezultat të ngushtë 1-0.
Goli i vetëm për Dardanët e rinj të udhëhequr nga trajneri Albert Bunjaku u shënua që minutën e 74-të.
Ishte talenti Medjen Llumnica që realizoi për t'i dhënë fitore Kosovës.
Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës U19 në Shqipëri, pasi tre ditë më parë kanë triumfuar edhe ndaj Moldavisë me rezultat 4-3. /Telegrafi/


