Please enter at least 3 characters.

Kosova si destinacion investimesh – Kurti prezanton mundësitë për Bosch Rexroth

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në panairin “Hannover Messe 2025”, u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në qendër të bisedës ishte “mundësia e investimeve në Kosovë”, ndërsa Kurti e informoi Haack mbi “reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati”.

Gjithashtu, u diskutua “mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale”, ku Kurti theksoi “gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet”.

Për të forcuar më tej bashkëpunimin, kryeministri Kurti e ftoi Steffen Haack që ta vizitojë Kosovën, për të parë nga afër “potencialin për investime që ofron vendi ynë dhe zhvillimin që ka njohur Kosova”./Telegrafi/