Please enter at least 3 characters.

Kosova shkëlqen me 26 medalje noti në Stamboll

2016/01/kosova-shk-euml-lqen-me-26-medalje-noti-n-euml-stamboll_hd.jpg

Me 26 medalje në gjoks, notarët e Kosovës janë kthyer nga pjesëmarrja në mitingun ndërkombëtar “30th International Prince Islands Sëimming Championship” në Stamboll të Turqisë.

Në këtë garë, që është organizuar nga Federata Turke e Notit dhe KN”Kinallada”, e cila është edhe në kalendarin e LEN-it (Federates së Evropës) kanë marr pjesë shtetet si Rusia, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria e Uzbekistani.

“Në këtë garë notarët tanë patën paraqitje të shkëlqyeshme duke fituar 26 medalje prej tyre 11 të arta; 11 të argjendta dhe 4 të bronzta”, thuhet një njoftimin e Federatës notit të Kosovës (FNK,) e cila të hënën do të mbajë një konferencë për media në lidhje me këtë sukses. /Sporti1/Telegrafi/