Kosova pjesë e forumit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore
Kordinatori Kombëtar për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, tregon se Kosova ka marr pjesë në forumin e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Tahiri nëpërmjet një shkrimi në Facebook thekson se të arriturat e shtetit të Kosovës të prezantuara në këtë forum u vlerësuan lartë, duke shtuar vëmendjen e përfaqësuesve të shteteve prezentë për përvojën e Kosovës në rrugëtimin e saj në këto procese.
"Në përfundim të këtij forumi të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, theksova se agjenda e reformave në një shtet kërkon vullnet të fortë politik dhe konsultime përmbajtjesore të brendshme dhe të jashtme, me rol të veçantë të partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile duke i dhënë kuptim pozitiv përfundimtar një procesi reformues", shkruan Tahiri, përcjell Telegrafi.
Postimi i plotë i TahiritKosova pjesë e Forumit Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, prezantohen reformat e arritura në qeverisjeIshte nder për mua ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në Forumin e parë të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore që u mbajt në Ankara të Turqisë, me temën “Ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse”.Në hyrje të prezantimit tim paraqita rezymenë për Republikën e Kosovës, shtetin më të ri, që këtë vit feston 20-vjetorin e çlirimit, ndaljes së represionit, vrasjeve dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit. Shpreha mirënjohje dhe falënderim për të gjitha ato vende që kanë mbështetur lirinë dhe shtetndërtimin për vendin tim. Gjithashtu theksova progresin e arritur si shtet dhe si shoqëri në të gjitha dimensionet.Në kuadrin e ndërtimit të institucioneve efektive, të përgjegjshme, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, po ashtu pasqyrova reformat e ndërmarra në pakon ligjore në administratën publike, funksionimin më efikas të Qeverisë (përmes Projektligjit për Qeverinë), përmirësimin e ambientit të të bërit biznes përmes uljes së barrierave (përmes Projektligjit për Inspektimet), si dhe rezultatet e arritura në politikbërjen në Qeveri, të vlerësuara tashme edhe nga raportet e Bankës Botërore.Të arriturat e shtetit të Kosovës të prezantuara në këtë forum u vlerësuan lartë, duke shtuar vëmendjen e përfaqësuesve të shteteve prezentë për përvojën e Kosovës në rrugëtimin e saj në këto procese.Në përfundim të këtij forumi të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, theksova se agjenda e reformave në një shtet kërkon vullnet të fortë politik dhe konsultime përmbajtjesore të brendshme dhe të jashtme, me rol të veçantë të partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile duke i dhënë kuptim pozitiv përfundimtar një procesi reformues.Me moton “në shërbim të qytetarëve” potencova se rezultatet e reformave në qeverisje, rrisin jo vetëm shërbimin ndaj qytetarëve por edhe vlerësimin dhe respektin për secilin shërbyes publik.Pjesëmarrës në këtë forum ishin 41 shtete me 400 anëtarë nga sektori publik e privat, akademik dhe nga shoqëria civile. Në kuadër të këtij forumi u diskutuan të arriturat e reformave në qeverisje dhe hapat që duhet shtyrë në të ardhmen në këtë fushë. /Telegrafi/


