Please enter at least 3 characters.

Kosova luan me fanella të bardha ndaj Spanjës

2021/03/prezantimi1-1024x683-1.jpg

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” janë mysafirë të Spanjës në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla me ndeshjen që fillon në ora 20:45.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin B.

Tashmë janë zbuluar edhe fanellat me të cilat pritet të paraqiten sonte “Dardanët”.

Djelmoshat e Bernard Challandesit do të luajnë me fanellat e bardha sot, që do të jetë edhe hera e parë me to.

Kosova në dy ndeshjet e mëhershme ka luajtur me fanella të zeza dhe të katërta. /Telegrafi/