Kosova eliminohet nga turneu i CS:GO - mposhtet nga Ukraina
17/11/2021
Përfaqësuesja e Kosovës në CS:Go ka përfunduar aventurën e tyre në turneun botëror.
Ekipi përfaqësues humbi garën me rezultat 1:2 kundër garuesve ukrainas.
Kjo ka bërë që lojtarët tanë të eliminohen edhe në garën e nivelit të ultë pas atij të lartit. Por, prapë është një arrtje pasi në këtë turne ata u rënditën në vendin e pestë.
Ndërkohë, ekipi i Dota 2 ka arritur të sigurojë një medalje në garat që po mbahen në shtetin izraelit.
Kosova nesër (e enjte) do të vazhdojë rrugëtimin e tyre në gjysmëfinale kundër Republikës së Çekisë. /Telegrafi/


