Please enter at least 3 characters.

Kosnett: Emërimi i Grenellit tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për të ardhmen paqësore në rajon

2019/03/Philip-S-Kosnett-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, mirëpritur emërimin e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Kosnett në një postim në Twitter ka shkruar se emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

Mezi pres të punojë me ambasadorin Ric Grenell si të Dërguar Special të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin", ka shkruar Kosnett në Twitter./Telegrafi/