Please enter at least 3 characters.

Koscielny do të largohej nga Anglia vetëm për një klub

2016/01/koscielny-e-alexis-nuk-luajn-euml-ndaj-galatasarayt_hd.jpg

Laurent Koscielny ka thënë se do të largohej nga Liga Premier vetëm nëse i jepet mundësia për të luajtur te ish-klubi i tij, Lorient.

31-vjeçari është bërë lojtar kyç i fazës defensive të Arsenalit qëkur u transferua nga klubi i Ligue 1 në vitin 2010.

Forma e tij mbresëlënëse ka bërë që francezin ta kërkojnë disa prej top-klubeve evropiane duke përfshirë edhe Paris Saint-Germainin.

“Transferimi në Paris?! Asnjëherë nuk do të jetoj apo të luaj atje! Do ta përfundoj karrierën në Angli ose me Lorientin”, ka thënë 31-vjeçari për L'Equipe.

Koscielny ka zhvilluar shtatë ndeshje për Arsenalin këtë sezon, ndërsa krahas mbrojtjes i ka shënuar edhe dy gola për t’i ndihmuar klubit që të qëndrojë në krye të tabelës. /Telegrafi/