Please enter at least 3 characters.

Korea e Jugut destinacioni i radhës për Rita Orën, këngëtarja befasohet nga pritja e fansave

2019/08/GettyImages-509376400.jpg
275:"DUBAI, UNITED ARAB EMIRATES - FEBRUARY 10: Rita Ora poses for a picture with a fans as she launches her adidas Originals Rita Ora SS16 collection at the Originals store at Dubai Mall on February 10, 2016 in Dubai, United Arab Emirates. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon turneun e saj të koncerteve "Phoenix", në kuadër të promovimit të albumit të saj të fundit me të njëjtin emër.

Pas koncerteve të mbajtura në Portugali dhe Itali, Rita së fundmi është drejtuar drejt një vendi mjaft të largët.

Fjala është për Korenë e Jugut, në të cilin shqiptarja do të mbajë koncertin e saj të radhës.

Rita ka publikuar në InstaStory një video nga momenti kur bënë dorëzimin e pasaportës së saj në kufi.

Ndërkohë më pas, motra e saj hodhi në InstaStory disa imazhe ku shfaqet momentin kur është mirëpritur nga dhjetra fansa atje, të cilët e kanë befasuar me prezencën e tyre këngëtaren.

Numri i personave që dëshirojnë të marrin një autograf dhe të bëjnë fotografi me Ritën është i madh, me çka vërteton që ajo numëron me miliona fansa anë e kënd globit. /Telegrafi/

Foto: Elena Ora/InstaStory