Please enter at least 3 characters.

Korab Shaqiri publikon në Instagram pamje tmerruese të një veture teksa digjej (Foto)

2017/10/korabbbbb-e1508181992949.jpg

`Këngëtari Korab Shaqiri është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Këtë vit ai ka qenë mjaft aktiv në tregun muzikor duke u angazhuar me koncerte dhe duke publikuar këngë të reja.

Njëherit, Korabi është mjaft i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.

Shpesh, ai publikon fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, teksa së fundmi ka ofruar një pamje jo fort të këndshme për fansat e tij në InstaStory.

Ai ka xhiruar me telefon një aksident të tmerrshëm ku një veturë shihej duke u djegur flakë.

Lokacioni se ku është bërë kjo video nuk dihet, ndërsa e vetmja gjë që këngëtari ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë është: “Dashtë Zoti të kenë shpëtu”.

Sidoqoftë një postim i tillë nuk është i rekomandueshëm për personazhet publike, të cilat nuk preferohet të publikojnë imazhe me përmbajtje të rëndë. /Telegrafi/