Please enter at least 3 characters.

Konsumuesit e çokollatës së zezë janë më pak të prirë të vuajnë nga depresioni

2018/02/gallery-1504088630-dark-chocolate.jpg

Sipas një studimi të ri, personat që hanë çokollatë të zezë janë më pak të prirë të vuajnë nga depresioni.

Konsumimi i çokollatës së zezë mund të ndikojë pozitivisht në disponim dhe t’i largojë simptomat depresive, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është publikuar në “Depression and Anxiety”, është i pari i llojit të vet që ka ekzaminuar lidhjen mes depresionit dhe llojit të çokollatës së konsumuar.

Shkencëtarët i kanë marrë parasysh edhe faktorët tjerë, duke përfshirë gjatësinë, peshën, statusin martesor, etninë, të ardhurat, aktivitetin fizik, edukimin, pirjen e duhanit dhe problemet kronike shëndetësore për t’u siguruar që studimi e matë vetëm efektin e çokollatës në simptomat depresive.

Pas eksperimenteve të ndryshme, ekspertët kanë zbuluar se individët që kishin ngrënë çokollatë të zezë në dy periudha 24-orëshe kishin pasur 70% shanse më të vogla të raportojnë për simptoma depresive. /Telegrafi/