Please enter at least 3 characters.

Kongres ndërkombëtar për shkenca shoqërore

2016/08/Kongres-nderkombetar-per-shkencat-shoqerore.jpg

Universiteti ndërkombëtar Vizion në Gostivar sot dhe nesër do të jetë organizator dhe koordinator i Kongresit të 14-të ndërkombëtar të shkencave shoqërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kongresi është ngjarje me karakter shkencor, i cili për herë të parë do të mbahet në Republikën e Maqedonisë.

Në kongres do të marrin pjesë mbi 180 pjesëmarrës nga 25 universitete dhe 13 shtete.

Me këtë, siç informojnë nga Universiteti Vizion, Kongresi do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të këtij karakteri, që janë organizuar deri më tani në Maqedoni. /Telegrafi/