Please enter at least 3 characters.

Konflikti në Siri: Ushtria deklaron armëpushim prej 72 orësh për nder të Fitër Bajramit

2016/07/Siri.jpg

Ushtria siriane ka shpallur në mënyrë të njëanshme një armëpushim prej 72-orësh për të gjithë vendin, raportojnë e mediat botërore.

"Regjimi i qetë" filloi në orën 01:00 të mërkurën dhe do të zgjasë deri në mesnatën e të premten.

Një numër i grupeve rebele kanë thënë se do të respektojnë armëpushimin, i cili mbulon festivalin islam të Fitër Bajramit, transmeton KosovaPress.

Më parë, presidenti Bashar al-Assad pati një paraqitje të rrallë publike jashtë kryeqytetit, Damask, për të ndjekur lutjet e Bajramit në qytetin e shkatërruar të Homsit.