")
Please enter at least 3 characters.

Konfiskohen 490 euro false në Graçanicë, ishin monedha metalike nga 2 euro

2023/11/2-euro.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar para false në fshatin Preoc të Graçanicës.

Paratë e konfiskuar kanë qenë monedha metalike 2 euro, vlera e të cilave arrinte 490 euro, transmeton Telegrafi.

"Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike 245x2€ në vlerë 490 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara", thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar./Telegrafi/