Kërkesa për caktim të paraburgimit është bërë nga Prokuroria Speciale për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin./Telegrafi/
Konfiskimi i 400 kilogramëve kokainë, 30 ditë paraburgim për shtatë të dyshuarit e përfshirë në rast
19/05/2021
Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar 30 ditë paraburgim shtatë personave që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve kokainë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Mbrojtja e shtatë të dyshuarve për 400 kg kokainë i ka vlerësuar të pabaza provat e Prokurorisë.
Shtatë personat e arrestuar që po dyshohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


