Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet takimi i Mustafës me deputetët e LDK-së për demarkacionin

2016/07/isaa1-e1468994212987.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një takim me Grupin parlamentar të LDK-së.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Arban Abrashi.

Ai ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë shenjëzimi i kufirit me Malin e Zi.

“Po është mbajtur takimi i grupit parlamentar të LDK-së ku është folur për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Abrashi.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka marrë vendim që më 3 gusht të mbajë tryezë debatuese lidhur me demarkacionin me Malin e Zi./Telegrafi/