Please enter at least 3 characters.

Konfirmohet: Në helikopterin ku humbi jetën Kobe Bryant, ishin nëntë persona duke përfshirë edhe pilotin

2020/01/brynat.png

Është konfirmuar se nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i helikopterit, aty ku ishte edhe Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit ishte duke shkuar me vajzën e tij Gianna Mari për ta shikuar një ndeshje basketbolli në momentin që ishte rrëzuar helikopteri.

Fillimisht u raportua se pesë persona kanë humbur jetën në atë aksident tragjik, por tani është konfirmuar se nëntë persona kanë qenë në helikopter.

Sherifi i rrethinës së Los Angelosit ka konfirmuar se nëntë persona kanë mbetur të vdekur në rrëzimin e helikopterit, 45 kilometra larg zonës kryesore të qytetit.

Askush nuk mund të besonte se legjenda e basketbollit ishte i përfshirë në këtë aksident, por e gjitha u konfirmuar nga autoritetet amerikane. /Telegrafi/