Please enter at least 3 characters.

Komunat e Kosovës kërkojnë nga Qeveria rishqyrtim të masave antiCOVID-19, thonë se nuk patën efekt në uljen e rasteve

2020/06/corona-pa-mask.jpg

Asociacioni i Komunave të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu ku kanë kërkuar rishqyrtimin e masave antiCOVID-19.

Në këtë kërkesë të AKK-së, thuhet “Bordi Asociacionit të Komunave të Kosovës ka analizuar situatën me zhvillimet në menaxhimin e parandalimit të pandemisë COVID-19, prej datës 05 korrik 2020 deri më 23 korrik 2020 dhe vlerësojnë se është koha që masat e parapara me vendimin e Qeverise së Republikës së Kosovës të datës 05 korrik 2020 të ri-shqyrtohen. Duke marrë parasysh që me 5 korrik 2020 numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ishte 3.508, ndërsa dje me 23 korrik ky numër ka shkuar në 6.467 raste të infektuar me virusin SARS-CoV-2 po shihet qartë që masat e parapara me 05 korrik nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar dhe që këto masa duhet të rishqyrtohen”

Më tej Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që në këtë kuadër të hiqet orari i kufizimit të lëvizjes dhe të niset me lirimin e disa masave për gastronominë, të cilat ishin të vendosura në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës, nr. 01/10 të datës 5 Korrik 2020. Pra, kërkohet që masat të rishikohen në mënyrë që parandalimi i përhapjes së COVID-19 të jetë më i suksesshëm.

Njoftimi i plotë:SI PASOJË E KEQËSIMIT TË SITUATËS ME COVID19, ASOCIACIONI I KOMUNAVE KËRKON RISHQYRTIMIN E MASAVE ANTI-COVID19Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkesë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë z.Armend Zemaj dhe Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike z.Agim Veliu ka kërkuar rishqyrtimin e masave Anti-Covid19.Në këtë letër thuhet:“Bordi Asociacionit të Komunave të Kosovës ka analizuar situatën me zhvillimet në menaxhimin e parandalimit të pandemisë Covid 19, prej datës 05 korrik 2020 deri më 23 korrik 2020 dhe vlerësojnë se është koha që masat e parapara me vendimin e Qeverise së Republikës së Kosovës të datës 05 korrik 2020 të ri-shqyrtohen. Duke marë parasysh që me 5 korrik 2020 numri total i rasteve pozitive me COVID 19 ishte 3.508, ndërsa dje me 23 korrik ky numër ka shkuar në 6.467 raste të infektuar me virusin SARS-CoV-2 po shihet qartë që masat e parapara me 05 korrik nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar dhe që këto masa duhet të rishqyrtohen.Po shihet qartë që kufizimi i lirisë së lëvizjes në komunat kryesore të Republikës së Kosovës dhe masat që janë ndërmarrë për sektorin e gastronomisë, (koha e aktivitetit të ekonomik të jetë i kufizuar nga ora 21.00 – 05.00), nuk paskan qenë masa përkatëse në parandalimin e përhapjes së COVID 19. Prandaj, me këtë rast, kërkojmë nga Ju që në këtë kuadër të hiqet orari i kufizimit të lëvizjes dhe të niset me lirimin e disa masave për gastronominë, të cilat ishin të vendosura në pikën 9 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës, nr. 01/10 të datës 5 Korrik 2020. Pra, kërkohet që masat të rishikohen në mënyrë që parandalimi i përhapjes së COVID 19 të jetë më i suksesshëm.Masat e deritashme, sipas statistikave të përgjithshme, nuk kanë ndikuar në uljen e numrit të të infektuarëve me Covid 19. Prandaj bazuar në këto statistikat, masat e datës 5 korrik nuk kanë dhënë ndonjë impakt në këtë ulje.Në anën tjetër këto masa po ndikojnë në ekonominë vendore me theks tek punësimi dhe sipërmarrësit në nivel vendi, sidomos tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë duke shkuar drejt falimentimit.Prandaj, kjo ka filluar të reflektohet edhe tek qarkullimi i parasë dhe tek të hyrat e një pjese të punëtorëve. Një pjesë e tyre si pasojë e këtyre masave janë duke punuar me gjysmë orari që do të thotë i marrin pagat për gjysmë ose janë në pushime pa pagesë.Shqetësuese në këtë drejtim mbetet sektori i gastronomisë. Ky komunitet i ka shprehur shqetësimet tek Kryetarët e Komunave për pasojat e masave në këtë sektor.Një element shtesë në këtë drejtim është se gjatë orëve të mbrëmjes qarkullimi është 12% i ditës punuese (7-24) dhe mos puna gjatë mbrëmjes ka efekt negativ 50-60 % e qarkullimit ditor tek gastronomia. Kjo për faktin se gjatë ditës ka frekuentim më të vogël, për shkak të punës dhe temperaturave të larta, derisa orët e mbrëmjes janë më produktive në gastronomi.Andaj duke marrë për bazë të gjitha këto, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe një herë që të hiqen masat e kufizimit të lëvizjes dhe të zgjatet orari i punës në gastronomi sepse po shihet qartë se këto masa nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pozitiv në parandalimin e përhapjes së COVID 19.Është edhe zotimi ynë se, paralel me heqjen e këtyre kufizimeve duhet të vazhdohet më respektim edhe më të madh të rekomandimeve e protokolleve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, pra disatnca fizike, bartja e maskave dhe mbajtja e higjienës përsonale.Me shpresë së këto kërkesa do të hasin në mirëkuptimin Tuaj, besojmë se bashkëpunimi mes dy niveleve të qeverisjes do të vazhdoj dhe do të thellohet në betejën e përbashkët anti-Covid19 por gjithnjë në funksion të shëndetit të popullatës dhe zhvillimit të ekonomisë vendore” – thuhet në kërkesën e AKK-së nënshkruar nga z.Xhafer Gashi - Zëvendës Kryetar i AKK-së. /Telegrafi/