Please enter at least 3 characters.

Komuna e Tetovës rrit pagat e administratës komunale për 7%

2016/04/Komuna-e-Tetovës-1.jpg

Komuna e Tetovës njofton se është marrë vendim për rritjen e pagave të punonjësve administrativ në komunë.

"Një tjetër hap i rëndësishëm për vlerësimin e administratës komunale!

Sot, së bashku me Sindikatën e Punëtorëve, nënshkruam marrëveshjen për rritjen e pagave të administratës komunale me 7% të pagës bazë, për tre vite me radhë.

Një vendim që dëshmon përkushtimin tonë për të mbështetur punonjësit dhe për të ndërtuar një administratë më të motivuar dhe më të vlerësuar", thuhet në njoftim./Telegrafi/