Please enter at least 3 characters.

Komuna e Rahovecit përkrahë bujqit që derdhën qumështin në shenjë proteste

2020/09/qumeshti.jpg

Edhe Komuna e Rahovecit ka përkrahur veprimin e fermerëve të cilët derdhen sasi të qumështit në lum në shenjë proteste për shkak të mungesës së tregut.

Në njoftimin e publikuar nga Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec thuhet se fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikojnë mbylljen e bizneseve në shumë sektor.

“Komuna e Rahovecit në vazhdimësi ka adresuar problemet e fermerëve të komunës sonë në MBPZHR, për të pasur parasysh zgjidhjen e problemeve që po përballemi në të gjitha sektorët e bujqësisë. Me shpresë që këto çështje të zgjidhen sa më shpejt pasi që secilën ditë që kalon, fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikun e mbylljes së bizneseve në shumë sektor!”, thuhet në njoftim.