Please enter at least 3 characters.

Komuna e Karposhit fituese e ''Climate Star 2016''

2016/08/Karposhi.jpg

Komuna e Karposhit në Bashkinë e Shkupit ka marrë mirënjhje ndërkombëtare ''Climate Star 2016'' në qytetin Krems të Austrisë së poshtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo mirënjohje jepet për aspektet e mbrojtjes së ambientit njerëzor dhe të kursimit të energjisë, ndërkaq jepet nga Aleanca Klimatike, rrjeti më i madh i qyteteve, komunave, rajoneve dhe organizatave, me 1700 anëtarë, nga 26 vende të Evropës.

Sipas njoftimit të komunës, mirënjohja është fituar për realizimin e projekteve për rekonstruktim të 164 banesave kolektive me fasadë efikase energjetike, për ngrohjen e shkollave në vetëqeverisjen lokale dhe për përdorimin e burimeve të reja energjetike, përfshirë ndërrimin e poçeve elektrik me poçe ''kursyes''./Telegrafi/