Please enter at least 3 characters.

Komuna e gatshme për investime në stadiumin e Prishtinës

2016/01/komuna-e-gatshme-p-euml-r-investime-n-euml-stadiumin-e-prishtin-euml-s_hd.jpg

Në këtë takim ishin të pranishëm, Shpend Ahmeti, Fadil Vokrri, Remzi Ejupi dhe një përfaqësues i MKRS-së. Vullneti për investime vërehet tek të gjithë, ndërsa këto ditë do të krijohet një komision i cili do të vendosë se çfarë do të bëhet dhe kur do të fillohet me investime.

“Takimi shkoi mirë. Ka mbetur të formohet një komision këto 2-3 ditë dhe të shikohet se a mund të bëhet diçka. Ne si federatë kemi kërkuar me këmbëngulje që nëse është mundësia edhe më e vogël, të bëhet gati stadiumi në Prishtinë dhe njëkohësisht pa harruar as stadiumin në Mitrovicë, i cili ende nuk është i kompletuar”, u shpreh kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri për Arenën.

Tutje, Vokrri shprehet se gatishmëria për investime vërehet te të gjitha palët dhe vetëm kanë mbetur të shikohen mundësitë e buxhetit. /Arena/Telegrafi/