Komuna e Ferizajt nis rregullimin e sinjalistikës në rrugët lokale
14:"ER PHOTOGRAPHY
05/06/2025
Komuna e Ferizajt ka kontraktuar një kompani e cila gjatë këtij muaji do ta rregullon e gjithë sinjaliztikën rrugore nëpër rrugët lokale dhe ato të qytetit.
Kryetari i kësaj Komune Agim Aliu, ka thënë se kanë nisur punimet në rrugën “Cen Dugolli” për të vazhduar më tej edhe nëpër rrugët tjera.
“Sinjalistikë e re rrugore në kryqëzimin e rrugëve "Driton Islami" e "Cen Dugolli" rrugë kjo tërësisht e transformuar e shumëfish me standarde më të larta të sigurisë së qarkullimit”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/


