Please enter at least 3 characters.

Kompania Nike i kërkon transferimit të Barcelonës, që në fanellë ta vë emrin Frenkie

2019/02/1549554814_035094_1549555338_noticia_normal.jpg

Frenkie de Jong do të bashkohet në fillim të sezonit nga Ajaxi te Barcelona.

Ai do ta veshë fanellën e blaugranave në sezonin e ardhshëm dhe diskutimet rreth numrit, por edhe gjërave tjera kanë filluar.

Në një intervistë për Het Kontakt, lojtari e konfirmoi se sponsori i tij Nike, por edhe i klubit  do të preferonte që ai të përdorte emrin e tij të parë, Frenkie, në pjesën e prapme të fanellës e jo mbiemrin, De Jong.

Ai gjithashtu e pranon se do të donte të kishte numrin që aktualisht e ka Carles Alena.

"Në korrik do të nënshkruaj kontratën time zyrtare me Barcelonën".

"Unë do të doja ta kisha numrin 21, që është numri im i preferuar. Nike preferon që ta përdor emrin 'Frenkie' në fanellë, gjë që është më mirë nga pikëpamja e marketingut, edhe pse nuk jam i sigurt se çfarë do të bëjmë", ka deklaruar lojtari.

De Jong, ose ndoshta duhet të mësohemi t'i referohemi atij si Frenkie, do të fillojmë ta mësojë gjuhën spanjolle muajin e ardhshëm.

“Në fillim kur klubet interesohen merren me agjentin tim, por kur bëhet më serioze, përfshihem edhe unë”.

“PSG ishte një opsion i mirë, por Barcelona ishte gjithmonë një ëndërr dhe jam i kënaqur që ka nënshkruar për pesë vjet”.

"Nëse unë jam mirë, është e mundur që kurrë nuk do të largohem, ashtu si Messi", ka thënë holandezi. /Telegrafi/