Komisioni shtetëror i Maqedonisë për parandalimin e korrupsionit do të mbajë seancë të hapur
07/12/2016
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) do të mbajë sot seancë publike sipas Nenit 74 të Ligjit për zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve AIM, në seancë do të shqyrtohen ankesat e dorëzuara në lidhje me Nenin 8 të Ligjit për zgjedhje, nga ana e Koalicionit të drejtuar nga LSDM-ja kundër Ministrisë së Drejtësisë, KSHKP-së, Postës së Maqedonisë, shkollës fillore ''Stasho Pinxhur'' në Karbinci, dhe Teatrit për fëmijë dhe të rinj./Telegrafi/


