Kolegji AAB hap konkursin për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2026/27
03/06/2026
Kolegji AAB ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/27, duke ftuar maturantët dhe kandidatët e interesuar të bëhen pjesë e një komuniteti akademik që nxit suksesin, inovacionin dhe zhvillimin profesional.
Me programe të ndryshme studimore, staf të përgatitur dhe ambiente moderne, Kolegji AAB ofron mundësi për të ndërtuar një bazë të fortë akademike dhe për t’u përgatitur për tregun e punës. Studentët kanë mundësi të zhvillojnë njohuritë, aftësitë praktike dhe potencialin e tyre në një ambient dinamik e mbështetës.
Për të gjithë ata që duan të nisin një kapitull të ri në arsim dhe karrierë, ky është momenti i duhur për të aplikuar.
Apliko online: https://applyonline.aab-edu.net/
true


