Koka apo pjepri, kush është më i fortë? (Video)
23/12/2017
Skocezët dallohen për natyrën e tyre kokëfortë, por një i ri nga Glasgow ka vendosur që ta provojë edhe fizikisht këtë.
Në video mund të shihet David Beattie, i cili ishte ndihmuar nga shoku i tij në përpjekjen për të çajë një pjepër me kokë.
Ai është goditur pesë herë në kokë nga shoku i tij derisa arriti që ta çajë pjeprin, por edhe gjendja e David nuk dukej shumë e mirë - tronditjet kanë bërë të tyren.


