Please enter at least 3 characters.

Koci: Shteti po rrezikohet, VV të shpallet organizatë antikushtetuese

2017/11/koci.jpg

Zyrtari lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese.

Koci, që mban postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se Partia e Albin Kurtit po e sfidon Shtetin e Kosovës përmes verpimeve anarkiste e kriminale.

“Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagojë edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Koci në Facebook.

Postimi i plotë i Kocit:"Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagoj edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kesaj lëvizjeje .Duhet te shpallet organizatë antikushtetuese. Shteti i Kosovës po rrezikohet!Presidenti duhet të thërras Këshillin kombëtar të sigurisë urgjentisht për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të institucioneve të shtetit, rendin kushtetues dhe demokracinë!", (sic), ka shkruar Koci.

Reagimi i Kocit ka ardhur pas arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes. /Telegrafi/