Please enter at least 3 characters.

Koçani dhe Shtipi përfshihen në projektin ''Parajsa malore e çiklizmit''

2016/09/Ciklist-malor.jpg

Komuna e Koçanit dhe e Shtipit do të përfshihen në projektin ''Parajsa malore e çiklizmit'' përmes rajonit planor lindor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë projekt parashihet ndërtimi i korsive për këmbësorë dhe për biçikleta, si edhe rindërtimi i një objekti të vjetër për përshtatje si shtëpi malore.

Projekti mbështetet nga fonde të Bashkimit Evropian ndërsa Njësia për zbatimin e projekteve për konkurencë lokale dhe rajonale tashmë e ka shpallur Tenderin për këtë projekt./Telegrafi/