Klubet e Ligës Premier pajtohen në parim për futjen e VAR-it nga sezoni i ardhshëm
Klubet e Ligës Premier kanë rënë dakord në parim për të futur VAR-in në kampionat nga sezoni i ardhshëm.
Video Asistant Referees i njohur ndryshe si VAR ka filluar zbatimin në disa nga kampionat kryesore evropiane.
Zbatimi i tij ka minimizuar në maksimum gabimet e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve dhe skuadrat po ndahen të kënaqura me rezultatin.
Serie A dhe Bundesliga kishin filluar zbatimin gjatë sezonit të kaluar, ndërsa në këtë sezon valles i është bashkuar edhe La Liga e Ligue 1.
I vetmi kampionat nga pesë të mëdhenjtë në Evropë që kishte mbetur pa VAR ishte kampionati anglez, Liga Premier.
Gjatë mbledhjes së klubeve të Ligës Premier para disa muajsh u mor vendim për mos-futjen e VAR-it në kampionat, por tashmë klubet kanë ndryshuar mendim.
Tanimë është zyrtare dhe VAR-i do nis aplikimin e tij edhe në Ligën Premier nga sezoni i ardhshëm (2019/20) me pajtimin e klubeve. /Telegrafi/


