Please enter at least 3 characters.

Kloppin nuk e shqetëson barazimi, i kënaqur që askush nuk u lëndua

2016/01/kloppin-nuk-e-shqet-euml-son-barazimi-i-k-euml-naqur-q-euml-askush-nuk-u-l-euml-ndua_hd.jpg

BVB kishte regjistruar katër fitore radhazi para se të shkonte në Imtech Arena, ku u ndal pa gola.

Skuadra gjermane më 18 mars pret Juventusin në Signal Iduna Park për ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve, ashtu që Klopp i ka vënë në pah vetëm gjërat pozitive nga ndeshja ndaj Hamburgut.

“Ka shumë gjëra pozitive nga kjo ndeshje. E mbajtëm HSV-në larg dhe kjo është një pikë më shumë në arkë”.

“Mendoj se nëse krijon pak raste, atëherë barazimi mjafton. Po ashtu, askush nuk u lëndua dhe kjo është super-pozitive!”, ka deklaruar strategu gjerman. /Telegrafi/