Please enter at least 3 characters.

Klopp: Mirë se vini në Anfiled, nuk ka përfunduar asgjë

2020/02/JurgenKlopp3-e1582066694736.jpg
286:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 18: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool acknowledges the fans after the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Atletico Madrid and Liverpool FC at Wanda Metropolitano on February 18, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit e ka komentuar ndeshjen ndaj Atletico Madridit, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 1-0 në Wanda Metropolitano duke thënë se gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit në Anfield.

“Nuk ndodhi ashtu si duhej të ndodhte. Ishte përballja që e prisnim dhe atmosfera që e prisnim, por më pëlqejnë shumë pjesë të lojës sonë. Është vetëm 1-0, ndërsa pjesën e dytë e luajmë në stadiumin tonë”, ka deklaruar Klopp për BT Sport.

I pyetur për mangësitë e skuadrës së tij, ai ka thënë: “Na mungonte pjesa e përfundimit të aksioneve. Ata mbroheshin më të gjitha forcat – mbrojtja e tyre në zonë ishte e mrekullueshme”.

Jurgen Klopp (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Kur jeni 1-0, me një skuadër si kjo (e Atleticos) që i pëlqen vetëm rezultatet e këtilla... madje edhe një barazim pa gola do të ishte i mirë për ta”, ka shtuar trajneri i Redsave.

Sa i përket zëvendësimit të Sadio Mane, Klopp ka thënë se sulmuesi që kishte një karton të verdhë ishte shënjestër e lojtarëve kundërshtarë për të marrë edhe një karton tjetër.

“Gjithçka është në rregull, ka përfunduar vetëm pjesa e parë 1-0, do ta kemi pauzën e gjatë dhe do ta shfrytëzojmë. Mirë se vini në Anfiled. Nuk ka përfunduar asgjë”, ka thënë trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/